
Mbrëmjen e sotme FSHF-ja ka mbajtur edhe mbrëmjen Gala në Teatrin e Operas dhe Baletit për më të “Mirët e Vitit 2022” . Nga Simon Simoni, Xhixha, Shehi, Vllaznia e shumë të tjerë, morën çmimet e më të mirëve.
E ndërsa u zgjodh edhe formacioni i vitit ku pjesë e tyre janë: Bekaj, Gurishta, Bitri, Najdovski, Hakaj, Rrapaj, Matondo, Mazrekaj, Seferi, Skuka, Xhixha, kishte vend edhe për pak shaka.
4 lojtarë nuk ishin prezent mbrëmjen e sotme me marr çmimin për shkak të anagzimeve me klubet e tyre jashtë dhe Altin Lala theksoi se mund të merrnin Luis Ejllin e “Big Brother Vip2”, meqë kishte vende të lira. Një batutë që shkaktoi të qeshura tek të pranishmit.
Poll