Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Motivimi emocionues i Alban HOXHËS para derbit, Olsi RAMA shfaqet në dhomat e zhveshjes: Të dalim me kokën lart të gjithë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Motivimi emocionues i Alban HOXHËS para derbit, Olsi RAMA shfaqet

Partizani ka publikuar fragmente nga ndeshja e djeshme me Tiranën që u fitua me rezultatin 1-0. Klubi i kuq ka zbuluar për tifozët edhe atë që ndodhte në dhomat e zhveshjes. Edhe pse shiritin e kapitenit e mbante Eneo Bitri, është Alban Hoxha ai që ka marrë fjalën duke motivuar skuadrën.

Çuna, ej. Për motivim ju e dini, nuk ka nevojë. Jeni të gjithë të motivuar ndeshjen. Atë që tha Telo. Të hyjmë dhe ta shijojmë ndeshjen. Dhe do Zoti deri në fund, të kënaqemi të gjithë nga ndeshja, edhe me rezultat edhe me të gjitha.

Që të arrihet kjo, duhet që në minutë të parë, që në fillim, Jo të kujtoheni nga mesi i ndeshjes. Janë 90 minuta për të dhënë maksimumin. Kaq kisha unë dhe të dalim me kokën lart të gjithë”, thotë fillimisht portieri për t’i lënë radhë Bitrit që shkurtimisht kërkon të motivojë ekipin: “Çuna, përqëndrim maksimal, nga minuta e parë e deri kur të bjerë bilbili, në çdo aksion, në çdo zonë ku është topi. Të gjithë”.

Ndërkohë në sy bie edhe Olsi Rama. Drejtori i përgjithshëm i Partizanit prej kohësh nuk është shfaqur në media, ndërsa mbrëmë ka qenë në dhomat e zhveshjes gjatë fjalimit të motivimit.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga