Tirana ka mësuar kundërshtarin Champions, do të jetë Dinamo Tbilisi nga Gjeorgjia ekipi kundërshtar i kampionëve të Shqipërisë. Pas shortit të hedhur në Zvicër, goglat kanë vendosur se gjeorgjianët do të jenë kundërshtar të Tiranës, ndërsa mbetet që UEFA të përcaktojë datën dhe orën zyrtare të duelit të Champions League.
Ndryshe nga herët e tjera, prej Pandemisë së Covid-19 ndeshjet nuk do të jenë vajtje-ardhje por teke. Pas zyrtarizimit të çifteve, goglat do të vendosin edhe stadiumet përkatëse për ndeshjet që do zhvillohen në 18 ose 19 gusht, kjo sipas garës dhe konkurencës së përgatitur nga UEFA. Fituesit e çifteve do kalojnë në raundin e dytë të Champions, ndërsa humbësit në raundin e dytë të Europa League.

