
Luiza Gega përfundoi e para në garën e 3000 metrave me pengesa, që u mbajt në Lojërat Mesdhetare. Kështu Shqipëria siguroi medaljen e dytë të artë në Oran të Algjerisë, pasi e kishte fituar të parën në sportin e mundjes. Gega me kohën 9:14.29 vendosi rekord të ri kombëtar, të cilin e mbante vetë më parë.
Atletja shqiptare e kishte paralajmëruar suksesin dhe medalja erdhi. 4 vite më parë kishte bërë të njëjtën gjë në “Lojërat Mesdhetare”, duke u renditur e para. Vitet kalojnë dhe Gega vazhdon të bëjë krenar vendin e saj.
Situatë e pakëndshme ndodhi në momentin kur u ekzekutua himni. Pritej të dëgjohej himni shqiptar, gjë që nuk ndodhi dhe Gega me delegacionin u habitën për këtë fakt. Megjithatë më vonë u përsërit himni dhe u vendos ai shqiptar.