
Lazio ka mposhtur Romën në derbin e zhvilluar në “Stadio Olimpico”. Sfida e vlefshme për çerekfinalet e Coppa Italia përfundoi me fitoren minimale 1-0 të Lazios.
Golin e vetëm të derbit të kryeqytetit italian e shënoi Mattia Zaccagni në minutën e 51’ të sfidës. Italiani nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke tundur rrjetën e Rui Patricios dhe duke shënuar për të tijët.
Me këtë fitore, të besuarit e Sarrit eliminojnë Romën nga Kupa dhe kualifikohen në gjysmëfinale të këtij kompeticioni.
Goli i Lazios. (VIDEO)
Poll