Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Miqësore mes tensioneve, Elbasani ngre dyshime për një penallti dhe karton të kuq

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Miqësore mes tensioneve, Elbasani ngre dyshime për një

Elbasani vijon përgatitjet intensive për sezonin e ri ku janë vendosur prej pak ditësh në Ohër, aty ku po zhvillojnë fazën përgatitore. Verdheblutë kanë zhvilluar disa takime miqësore dhe i fundit ishte ditën e djeshme përballë vendasve Ohrid Lychnidos.

Sfida përfundoi në barazim me rrjeta të paprekura por një episod flagrant ka ndezur ndeshjen mes dy ekipeve. Një ndërhyrje në limitet e rregullave të lejueshme brenda zonës ka bërë që Elbasani të ngrejë dyshime për një penallti të padhënë dhe një karton të kuq të munguar.

Ndërhyrja i vjen nga prapa sulmuesit të Elbasanit i cili më pas rrëzohet vetëm 2 metra larg zonës duke iu hequr një mundësi e artë shënimi. Në fund të fundit mbetet një ndeshje miqësore ku rezultati nuk përbën shumë rëndësi, por gjithsesi klubi ka dashur ta ndajë me fansat këtë moment.

Video e marrë nga AF Elbasani në Instagram: ©afelbasani

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga