
Milan 3-1 Roma (Adli 11', Giroud 56', Theo 84' / Paredes 69'p)
Milani mposhti me rezultatin 3-1 Romën në San Siro dhe merr 3 pikë të arta që i konsolidojnë kuqezinjtë në pozitën e 3-të të kampionatit. Roma nga ana tjetër pëson një tjetër humbje duke shkuar në 4 ndeshje pa fitore në kampionat dhe zbret në vendin e 9-të.
Kjo humbje mund të jetë fatale për Jose Mourinhon me mediet në Itali që kanë parashikuar një shkarkim të mundshëm të trajnerit që do të humbte këtë sfidë. Në këtë mënyrë lojtarët kuqezinj shpëtojnë Piolin edhe për një tjetër javë.
E rradhës për Milanin është transferta me Udinesen më 20 janar, ndërsa Roma pret Hellas Verona në shtëpi në të njëjtën ditë.
Formacionet Zyrtare:
Milan (4-3-3): Maignan; Calabria, Kjaer, Gabbia, Hernandez; Loftus-Cheek, Adli, Reijnders; Pulisic, Giroud, Leao. Trajner: Stefano Pioli
Roma (3-5-2): Svilar; Mancini, Llorente, Kristensen; Celik, Cristante, Paredes, Bove, Spinazzola; El Shaarawy, Lukaku. Trajner: Jose Mourinho
Komenti minutë pas minute:
90+5' Përfundon ndeshja.
89' Musah i driblon të gjithe, por e ndal vetem shtylla.
84' 'Silura' e Theo Hernandez shuan shpresat e Romës, Milani gjen golin e 3-të dhe nis festën në 'San Siro' (VIDEO)
76' Lukaku i lë një top Pellegrinit i cili godet në kufi të zonës, por grushton Maignan.
69' Calabria shkakton penallti dhe Paredes e kthen në gol, rihapet sfida. (VIDEO)
64' Pulisic tenton driblimin dhe godet me të majtën brenda zone, por topi shkon larg.
56' Shpërthen në festë 'San Siro', Olivier Giroud shënon golin e dytë për Milanin. (VIDEO)
51' Edhe Loftus-Cheek provon thuajse identik si Reijnders, kësaj rradhe topi shkon tokas dhe larg portës.
48' Tijjani Reijnders provon nga distanca, por topi shkon mbi traversë.
46' Nis pjesa e dytë.
45+1' Mbyllet pjesa e parë.
32' Kundërsulm i frikshëm i Milanit, Leao pason për Giroud dhe ky i fundit i lë topin Pulisic i cili godet, por bllokohet nga mbrojtja.
30' Fantastik Maignan, shpëton Milanin nga goli i barazimit. (VIDEO)
29' Theo Hernandez tenton krosimin, por godet traversën. Shpëton Roma. (VIDEO)
11' GOL! Yacine Adli nxjerr 'bllof' mbrojtësin Kristensen dhe dërgon topin në fundit e rrjetës. (VIDEO)
6' Krosim i ulët drejt zonës së Milanit, por topi kalon mes këmbëve të lojtarëve dhe largohet vetëm në fund nga Kjaer.
1' Fillon ndeshja.