
Milan merr fitoren e 3-të në kampionat. Kuqezinjtë mposhtin 3-1 skuadrën e Veronas në sfidën e vlefshme për javën e 29-të të Serie A.
Që në pjesën e parë, kuqezinjtë e Stefano Piolit do të gjenin golin, ku Theo Hernandez do të kalonte në avantazh të tijtë në minutën e 44-të. sërish në minutën e 50-të Milan do të shënont,e këtë herë Pulisic do të dyfishonte shifrat.
Te Verona nuk dorëzohen dhe pas 14 minutash do të ngushtonin shifrat, ku Noslin do të tunde rrjetën e Maignanas. Për të ‘vulosur’ këtë sfidë mendoi Chukwueze, i cili në minutën e 79-të do të çonte shifrat në 3-1 dhe duke i dhënë kështu qetësinë milanistëve.
Pas kësaj fitoreje, Milan ndodhen në vendin e dytë me 62 pikë, 3 më shumë se Juventusi i vendit të 3-të dhe 13 më pak se Interi që kryeson, por me zikaltërtit që kanë edhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar.
VIDEO e golit të Theo Hernandez
VIDEO e golit të Pulisic
VIDEO e golit të Noslin
VIDEO e golit të Chukwueze