
Tashmë nuk ka më dyshime, Arturo Vidal do të jetë një lojtar i Interit. Siç ishte parashikuar, mesfushori kilian është nisur pak minuta më parë në Barcelona për në Milano dhe ditën e nesërme do të kryejë teste mjekësore dhe më pas firma. Mbërritja e tij në Milano pritet të jetë rreth orës 20:30.
Pritja e tifozëve zikaltër për të parë Vidal në skuadër ka marrë fund dhe tani lojtari është gati për të nisur një aventurë te re. Në këtë mënyrë plotësohet dëshira e madhe e trajnerit Conte në merkato.
https://www.youtube.com/watch?v=Cbdh8T6tIsgPoll