
Bologna ka fituar përballë Interit në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Coppa Italia. Sfida e zhvilluar në “San Siro” përfundoi me fitoren 1-2 të miqve.
Interi kishte shansin e artë të shënonte në minutën e 65’ por nuk ia doli, pasi Lautaro Martinez gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit. Kujtojmë që në këtë sfidë, Kristjan Asllani ishte titullar. Mesfushori i Kombëtares shqiptare u zëvendësua në minutën e 83’ ku vendin e tij e zuri Sensi.
Nuk mjaftuan 90 minutat që të vendosin fatet e kësaj ndeshje ku në kohë të rregullt sfida përfundoi 0-0. Ndërsa pas shtesës 30 minutëshe, ndeshja përfundoi 1-2. Për golin e Interit, mendoi Carlos Augusto në minutën e 92’. Ndërsa baraspeshën e solli Sam Beukema në minutën e 112’.
Kurse ai që shtangu të besuarit e Inzaghit ishte Ndoye në minutën e 116’.
Pas kësaj fitoreje, Bologna shkon në gjysmëfinalen e Kupës ku do të përballet Fiorentinën.
Goli i Carlos Augustos. (VIDEO)
Goli i Sam Beukema. (VIDEO)
Goli i Ndoye. (VIDEO)