
Chelsea ia doli të kualifikohej mbrëmë për në finalen e Champions League, pasi mundi 2-0 Real Madridin. Një nga lojtarët më të mirë në fushë për blutë ishte Ngolo Kante. Mesfushori shtatshkurtër dha një kontribut të rëndësishëm, me pasimet dhe driblimet e tij që ishin sa vendimtare, aq edhe dehëse. Pavarësisht se lojtari me shtetësi franceze po agjëronte, kjo nuk e pengonte aspak lojtarin për të dhënë maksimumin në fushë.
Kante neutralizoi mesfushën, duke bërë që lojtarët e Realit të ishin thjeshtë për numër në fushë. Chelsea do të përballet Manchester Cityn, në finale.
Poll