
Paris Saint-Germain mori një fitore të vuajtur përballë Brest në transfertë. Pas dështimit në Champions League ku u eleminuan nga Bayern Munchen, parizienët janë të detyruar të mjaftohen vetëm me suksesin në Francë.
Fitimi i kampionatit është çështje kohe pasi distanca me Marseille e vendit të dytë është shumë e madhe dhe fitorja e sotme e rrit në 11 pikë larg. Kylian Mbappe ishte heroi i ndeshjes teksa shënoi në minutën e 90-të golin e fitores për 1-2 pas asistit të Messit.
PSG kaloi e para në avantazh me golin e Carlos Soler në minutën e 37-të por në të 44-ën do të vinte baraspesha që do të sillte edhe ndërprerjen e ndeshjes pas festës së tiozëve vendas ku hodhën flakadanë e shashka në fushën e lojës.