JUVENTUS 2-4 INTER (50′ Alex Sandro, 53′ Vlahoviç ; 7′ Barella , 80′ Calhanoglu, 98′, 102′ Perisic)
NDESHJA/ Inter ja ka dalë të fitojë me rezultatin 2-4 ndaj Juventus finalen e Kupës së Italisë. Sfida u hap fillimisht nga zikaltërit, të cilët u përmbysën nga Juventus me dy gola të shpejtë në fillimin e pjesës së dytë. Më pas Çalhanoglu shënoi nga pika e bardhë 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt për ta çuar sfidën në shtesa.
Perisic u tregua vendimtar në shtesën e parë prej 15 minutash, me dy gola të shënuar. Fillimisht në minutën e 98’ nga penalltia, më pas në të 102’.
FORMACIONET:
JUVENTUS (4-2-3-1): Perin; Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Rabiot, Zakaria; Cuadrado, Dybala, Bernardeschi; Vlahovic.
INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, D’Ambrosio; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro, Dzeko.
LIVE:
122′ Mbyllet i gjithë takimi me rezultatin 2-4 për Interin. Zikaltërit fitojnë Kupën e Italisë për sezonin 2021/22.
106′ Fillon shtesa e dytë.
105′ Mbyllet shtesa e parë 2-4 për Interin.
102′ Gooooool! 2-4 për Interin. Perisiç shënon golin e dytë personal në këtë takim dhe të katërtin për Interin.
98′ Goooooool! 2-3 për Interin. Perisiç shënon pas penalltisë së fituar me VAR. E dyta penallti e shndërruar gol nga zikaltërit në këtë takim.
91′ Fillon shtesa e parë.
FT/ Juventus 2-2 Inter.
90’+4 Juventus dhe Inter e mbyllin në barazim 2-2 kohën e rregullt. Do nevojiten shtesat ose ndoshta dhe penalltitë për të shpallur fituesin e Kupës së Italisë.
80′ Goooooool! 2-2. Inter ja del të hapë sërish sfidën 10 minuta para fundit me autor Calhanoglu nga penalltia.
52′ Gooooool! 2-1 për Juventus. Përmbyset gjithçka në harkun kohor të dy minutave. Vlahoviç është autori i golit.
50′ Gooool! 1-1. Alex Sandro barazon sfidën pasi një goditje nga jashë zone, të cilën Handanoviç nuk mund ta presë.
45’+2. Mbyllet pjesa e parë.
31′ Minuta e 31’ e sfidës dhe Dybala nuk shfrytëzon një top në zonë. Goditje e rrezikshme nga argjentinasi, i cili nuk gjeni portën. Juve po tregohet më kërkuese për të barazuar sfidën.
7′ Goooool! 0-1 për Interin. Barella kalon në avantazh zikaltërit pas 7 minutash lojë me një supergol nga jashtëzone.
1′ Nis sfida.