
Real Madrid mori një fitore të rëndësishme ditën e djeshme 1-4 ndaj Granadas në transfertë. Jo gjithçka ka shkuar në mënyrën më të mirë për skuadrën madrilene pasi talenti Marvin Park pësoi një ndërhyrje "horror" nga Machis.
Gjyqtari i ndeshjes, Gil Mazano nuk nxori as kartonin e verdhë, ndërsa ndërhyrja e ashpër duhej ndëshkuar me karton të kuq.
"El Chiringuito TV", ka publikuar pamjen nga dëmtimi në këmbë i Marvin dhe nga goditja e marrë duket një e çarë e madhe që mund t'i rrezikojë karrierën talentit madrilenë.
EXCLUSIVA #JUGONES
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) May 14, 2021
Así le ha quedado la PIERNA a MARVIN tras el entradón de Machís.
NO FUE NI AMARILLA.
El árbitro era GIL MANZANO. pic.twitter.com/L6tovkyOzF
Poll