Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Kritikuan sulmuesin e Kosovës, trajneri Sarri "përplaset" me tifozët: Nëse dëgjoj edhe një fjalë tjetër për Muriqin, do të largoheni nga tribuna

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kritikuan sulmuesin e Kosovës, trajneri Sarri

Lazio ka kryer paraditen e sotme stërvitjen e radhës në Auronzo di Cadore. Në këtë seancë stërvitore nuk kanë munguar as tifozët që kanë ndjeku nga afër skuadrën e tyre, ndërsa kanë kritikuar Vedat Muriqin.

Sulmuesi i Kosovës sezonin e kaluar ishte pothuajse një dështim pasi u transferuar me shumë bujë dhe për shumën e 18 milionë eurove, por nuk e justifikoi aspak në fushë. Në stërvitjen e sotme, tifozët kanë kritikuar Muriqin, por ka qenë trajneri Mauricio Sarri që është "përplasur" me tifozët. Tekniku italian ka shkuar poshtë tribunës ku ndodheshin tifozët dhe iu drejtua atyre se nëse vazhdonin sërish do të largoheshin.

"Nëse dëgjoj edhe një fjalë tjetër për Muriqin, do të largoheni nga tribuna", ishin e fjalët e trajnerit Sarri drejtuar tifozëve që e pritën mirë këtë kërkesë dhe komplimentuan trajnerin që mbrojti lojtarin e tij.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga