Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

VIDEO/ KOSOVA triumfon përsëri dhe është një hap larg kualifikimit historik

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ KOSOVA triumfon përsëri dhe është një hap larg

Ka përfunduar sfida midis Kosovës dhe Malit të Zi në "Fadil Vokrri", ndeshje e vlefshme për eliminatoret e EURO 2020.

Kosova ka arritur një fitore tepër të rëndësishme sot ndaj Malit të Zi. Një fitore e cila i mban në lojë dardanët për tu kualifikuar në EURO 2020.  Me tre pikët e sotme ndaj Malit të Zi, Kosova shkon në kuotën e 11 pikëve, 1 pikë larg vendit të dytë Republikës Çeke, me të cilën ka ndeshje direkte në 14 nëntor.

Përfaqësuesja e Kosovës, shënoi dy golat që në pjesën e parë me anë të Rrahmanit dhe Muriqit. Ndërsa në të dytën Muriqi u shfaq i rrezikshëm duke goditur tranversën por pa arritur të shënoj

EURO2020/ Kosova-Mali i Zi/ 2-0 (Rrahmani 10', Muriqi 35')

Formacioni:

Kosova: Muric, Hadërgjonaj, Aliti, Shala, Rashica, Celina, Rrahmani, V.Berisha, Vojvoda, Kololli, Muriqi.

Mali i Zi: Petkoviç, Bulatovic, N.Vukcevic, Lagator, Mugosa, Jovovic, Kosovic, Scekic, Boljevic, Simic, Marusic

Komenti i ndeshjes:

90' Mbyllet sfida. Fiton Kosova 2-0.

68' Muriqi godet me kokë dhe ndalet nga tranversa. Besart Celina më pas nuk arrinë të shënoj. Rast i mire per Kosovën

58' Jovovic jep shkëndija, godet drejt portës së Muric por ky i fundit pret lehtë.

48' Muriqi shkakton një faull dhe rrezikon kartonin e dytë të verdhë.

45' Starton pjesa e dytë.

43' Kololli godet nga jashtë zone, shumë afër kuadratit topi.

35' Është ai Muriqi, shënon pas një kundërsulmi të shpejtë dhe dyfishon shifrat në "Fadil Vokrri".

30' Muriqi i vetëm në zonë godet lehtë me kokë. Mund të kishte bërë me mirë sulmuesi në atë rast.

16' Sekic ndëshkohet me të verdhë pas një ndërhyrje nga mbrapa ndaj Kolollit.

10' Dalje e gabuar e portierit malazez, kapiteni Rrahmani shënon me kokë dhe stadiumi shpërthen në festë.

5' Muriqi ndëshkohet me të verdhë, përfshihet në sherr me lojtarët e Malit të Zi.

1' Fillon sfida, atmosferë fantastike në Fadil Vokrri.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga