Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Juventus "zbeh" zikaltërit, Inter shumë i vogël për "Zonjën e Vjetër"

Shkruar nga NEWSPORT

Juventus regjistron fitoren e 4-të radhazi në Serie A, por e sotmja ka një peshë të madhe pasi përballë kishte Inter. Sfida e mbyllur me shifrat 2-0 e vlefshme për javën e 13-të të Serie A, katapulton Juven në vendin e 5-të.

Inter shpërdoroi rastet a arta që iu dhuruan në pjesën e parë dhe në atë të dytë, duke i dhënë mundësinë “cinikëve” të Allegrit që nuk gabuan në 2 rastet e krijuara. Rabiot dhe Fagioli ishin autorët e dy golave, por njëriu i ndeshjes ishte padyshim serbi Kostic që bëri çdo gjë i vetëm në krah duke asistuar në dy momente. Inter tani shikon nga poshtë Juventusin në renditje.

SERIE A

Java 13-të

Stadiumi: Allianz Stadium (Turin)

Arbitër: Daniele Doveri

JUVENTUS – INTER 2-0 (Rabiot 52', Fagioli 84')

 

Formacionet zyrtare:

Juventus (3-5-1-1): Szczesny; Danilo, Bremer, Alex Sandro; Cuadrado, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Miretti; Milik.  Trajner: Massimilano Allegri

Inter (3-5-2): Onana; Skriniar, De Vrij, Acerbi; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Dzeko, Lautaro.  Trajner: Simone Inzaghi

 

Komenti minutë pas minute:

90'+6' Mbyllet sfida. Juventus fiton ndaj Inter

84' 21 vjeçari jep leksione Inter, e pabesueshme çfarë ndodh në Allianz Stadium

74' Martinez hedh në "erë" rastin e pastër për Inter 

72' Moment i vështirë për Danilon, mbetet pa frymë në tokë

 64' VAR anulon çdo gjë, mbetet e hapur sfida

 63' Danilo reazlion golin e dytë, shuhet shpresa e Inter.

53' Çfarë bën serbi Kostic, lë në vend Barellan dhe asiston për Rabiot

46' Nis pjesa e dytë

45'+1' Mbyllet pjesa e parë

45' Dumfries bën më të vështirën shpërdoron rastin e pastër për Inter

26' Dzeko nuk e shtyn dot në rrjetë, rast i pastër për Inter 

10' Calhanoglu hap repertorin e tij. Një predhë nga mbi 30 metra 

1' Starton ndeshja me topin e shkelmuar nga Inter

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga