Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Juventus “VAR-et” në fund, bardhezinjtë ‘denoncojnë’ arbitrat me… Candrevan

Shkruar nga NEWSPORT

Juventus barazoi dje 2-2 me Salernitanën për javën e gjashtë në Serie A. Në shtesën e ndeshjes, Milik kaloi bardhezinjtë në avantazh duke shënuar golin e tretë.

Në fund VAR e anulloi për pozicionin jashtë loje të Bonuccit, që merr pjesë në aksion. Të kuq për Milik, Cuadrado, Allegrin dhe Fazio, me lojtarët që patën një përleshje të vërtetë.

Te Juventus janë të tërbuar me VAR, teksa lojtarët bardhezinj kanë denoncuar me pamje dhe video pozicionin e Candreva gjatë aksionit të anullimit të golit. Ka qenë lojtari i Salernitana që mban në lojë mbrojtësin e Juves, për golin që sipas Sky Sport është anulluar pa të drejtë.

Tanimë ky moment në Itali vendos në diskutim edhe pamjet e VAR, me Juventus që duket se do e çojë në ankimim rastin.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga