
Në “San Siro” dy ekipet do të duelojnë mes tyre në orën 21:00, ndeshje e vlefshme për Champions. Në mesnatë në Milano pati përplasje mes ultrasve të Milan dhe atyre të PSG-së, teksa njëri prej francezve është plagosur me thikë nga ato italianë.
Por kjo nuk është e vetmja përplasje, pasi tashmë të tjerë tifozë kanë shkaktuar kaos në Portugali. Porto dhe Antwerp do të përplasen në mbrëmje dhe tifozët belg kanë shkaktuar dëme material në qendër të Portos.
Madje një pjese e tyre raportohet se kanë hedhur objekte edhe në drejtim të shtëpive. Ndërkohë, autoritetet portugeze urdhëruan mbylljen e dyqaneve për t’i shpëtuar tërbimit të huliganëve.
Poll