Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Ishin duke u mundur, portieri në Spanjë bën "bomberin" në minutat e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ishin duke u mundur, portieri në Spanjë bën

Është luajtur mbrëmjen e sotme sfida e La Liga 2 në Spanjë mes Lugo-Zaragoza. Ndeshja u mbyll në barazim 2-2, por e veçanta e kësaj sfide ishte se portieri mik shënoi golin e barazimit në minutën e 97-të duke I dhënë një pikë me vlera Zaragosës. Vendasit gjetën golin e parë në minutën e 44-të, ndërsa Zaragoza barazon me penallti në minutën e 64-të.

Lugo shënon sërish në minutën e 82-të dhe kur dukej se ndeshja do të mbyllej me fitoren e skuadrës vendase, portieri Alvarez bën "bomberin". Nga një goditje dënimi, portieri shkon në zonën kundërshtare dhe me kokë e dërgon topin në rrjetë duke barazuar sfidën në 2-2 dhe i jep një pikë të artë Zaragozës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga