Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Interi nuk di të ndalet, fiton me "poker" ndaj Udineses dhe merr kreun e renditjes

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Interi nuk di të ndalet, fiton me "poker" ndaj Udineses

Inter ka fituar përballë Udineses në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të Serie A. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “San Siro”, përfundoi me rezultatin 4-0 në favor të vendasve.

Goli i parë u shënua nga Calhanoglu me penallti në minutën e 37’, pas konsultimit të rastit me VAR. Goli i dytë erdhi në minutën e 42’ nga Dimarco, por asgjë nuk kishte mbaruar. Vetëm 2 minuta më vonë, Thuram shënoi dhe të tretin. Me fillimin e pjesës së dytë ritmi i lojës ra dhe Interi po menaxhonte rezultatin. Por nuk mund të mungonte as Lautaro Martinez në listën e golashënuesve. Kapiteni i Interit shënoi golin e katërt për të tijët në minutën e 84'.

Në këtë sfidë, minuta kishte edhe për mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani. Ky i fundit u aktivizua në minutën e 71’ dhe luajti deri në fundin e ndeshjes.

Me këtë fitore Interi rimerr kreun e renditjes dhe shkon në kuotën e 38 pikëve, ndërsa Udinese mbetet në vendin e 16-të me 12 pikë të grumbulluara.

Goli i parë (VIDEO)

Goli i dytë (VIDEO)

Goli i tretë (VIDEO)

Goli i katërt (VIDEO)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga