Interi zhvilloi një test miqësor me ekipin e Sassuolos ditën e sotme teksa përgatitet për ndeshjen e parë me Napolin pas pauzës së Botërorit. Zikaltërit fituan 0-1 me golin e Dzekos në pjesën e dytë. Kjo është miqësorja e pestë dhe e fundit e Interit ku ka fituar 4 dhe barazuar 1 me Betis.
Situatë alarmante është për mesfushorin e Kombëtares Shqiptarë, Kristjan Asllani, i cili veç miqësores së parë përballë Gziras ku shënoi edhe gol, në të gjitha të tjerat ka ngrohur stolin duke marrë mnuta të pakta.
Këtë sezon ai ka luajtur vetëm 7 ndeshje në Serie A, 2 si titullar dhe 5 në Champions League, vetëm 1 si titullar. Minuta jashtëzakonisht të ulëta për një talent që kërkon të rritet. Merkato e janarit vazhdon të jetë një pikëpyetje për të me trajnerin Inzaghi që nuk ka vendosur nëse duhet ta huazojë apo jo.