
Ineri ka arritur të marrë një fitore 2-0 ndaj Romës në sfidën e zhvilluar në “Olimpico”. Zikaltërtit e Simone Inzaghit nuk kanë falur aspak verdhekuqtë e Jose Mourinhos.
Dimarco në minutën e 33-të dhe Lukaku në të 74-të do t’i dhuronin Interit edhe 3 pikë mjaft të rëndësishme për zonën Champiions. Zikaltërrtit “imitojnë” kështu Milanin, pasi edhe këto të fundit triufmuan përballë LAzios 2-0.
Zikaltërtit u marrin rivalëve të qytetit vendin e 4-të në tabelën e klasifikimit, pasi pas këtij triumfi shkojnë në kuotën e 63-pikëve, 2 më shumë se Milan.
Ndërkohë Roma mbetet jashtë zonës europiane, pasi mbetet më 58 pikë në vendin e 7-të.
Poll