
Lazio 0-2 Inter
Interi ka mposhtur Lazion në ndeshjen e luajtur në ‘Olimpico’ për javë ne 16-të të Serie A. Zikaltërit fituan 0-2 në transfertë dhe marrin 3 pikët e rradhës duke u shkëputur 4 pikë nga Juventusi i vendit të dytë dhe 9 nga Milani në të tretin.
Heronjtë për zikaltërit ishin të përhershmit Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram të cilët shënuan nga një gol për çdo pjesë të ndeshjes. Vlen të theksohet edhe një superndeshje e mesfushorit Nicolo Barella i cili asistoi në golin e dytë, atë të sulmuesit francez.
Pati minuta edhe për Kristjan Asllanin i cili u fut në fushë në të 89-tën duke u paraqitur për 7 minutat e mbetura të ndeshjes.
Formacionet zyrtare:
Lazio (4-3-3): Provedel; Lazzari, Casale, Gila, Marusic; Guendouzi, Rovella, Kamada; Felipe Anderson, Immobile, Zaccagni. Trajneri: M. Sarri
Inter (3-5-2): Sommer; Bisseck, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro. Trajneri: S. Inzaghi.
Rastet e ndeshjes:
90+6' Përfundon ndeshja.
89' Kristjan Asllani hyn në lojë, zë vendin e Calhanoglu.
87' Lazzari lë Lazion me 10 lojtarë, mbrojtësi del me karton të kuq pasi ofendoi arbitrin. (VIDEO)
71' Interi tenton golin e tretë me Mkhitaryan, portieri Provedel i mohon festën armenit.
66' Kundërsulm i Interit me Lautaro dhe Barella, ky i fundit asiston për Thuram i cili dërgon topin në rrjetë. (VIDEO)
63' Krosim i Rovellas në zonë devijohet nga Guendouzi, topi shkon drejt Immobile i cili godet fluturimthi mbi traversë.
48' Rovella futet në zonë dhe godet, por Sommer shpëton Interin duke dërguar topin në këndore. (VIDEO)
46' Nis pjesa e dytë.
45+4' Mbyllet pjesa e parë.
45' Dimarco futet në zonë dhe tenton pasimin për Thuram, por bllokohet nga mbrojtësit e Lazios.
40' Gafë e mbrojtjes laciale, Lautaro 'vjedh' topin, kalon portierin dhe tund rrjetën. (VIDEO)
31’ Thuram gjuan nga diagonalia, por topi shkon jashtë portës.
28’ Immobile godet me kokë me topin që shkon larg kuadratit.
23’ Lazio rrezikon sërish, Immobile afrohet me golin, por nuk arrin të devijojë topin e krosuar nga Guendouzi. (VIDEO)
10' Kamada provon fluturimthi, por topi shkon në duart e portierit.
4' Thuram afrohet me golin, por ndërhyrja e Cassale i mohon festën. (VIDEO)
1' Fillon sfida.