
Atalanta dhe Interi u përballën ditën e sotme në Bergamo në një ndeshje të vlefshme për javën e 11-të të Serie A. Zikaltërit arritën të fitonin në transfertën e vështirë me rezultatin 1-2.
Një ndeshje e ekuilibruar, por me djemtë e Inzaghit më të saktë që kaluan të parët në avantazh me Calhanoglun në pjesën e parë. Turku ktheu në gol një 11-metërsh duke i dhënë avantazhin zikaltërve, gol që mjaftoi në 45 minutat e para.
Pjesa e dytë nisi sërish mirë për miqtë që shënuan një supergol me të përhershim Lautaro Martinez në minutën e 57-të. 4 minuta më vonë, Scamacca do të rihapte lojën me një gol që u duk sikur do të sillte një ndryshim tek Atalanta, por në fund rezultati mbeti i tillë me Interin që merr 3 piëkt e rradhës dhe mban kreun me 28 pikë, 5 më shumë se Juventus, 6 nga Milan dhe 7 nga Napoli, por me një ndeshje më shumë se ta.
GOLAT: