Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Ibra nuk mjafton, Udinese zhyt në krizë Milanin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ibra nuk mjafton, Udinese zhyt në krizë Milanin

Udinese 3-1 Milan (Pereyra 7', Beto 45+5, Ehizibue 70'/ Ibrahimovic 45+3')

Milani është mundur nga Udinese me rezultatin 3-1. Kuqezinjtë e Piolit morën një goditje të rëndë sot pasi bëhet ndeshja e tretë rradhazi në kampionat që nuk fitojnë. Me Ibrën në sulm Milan nuk arriti të kthejë rezultatin. Udinese shënoi i pari me Pereyra që në minutën e 9. Në fund të pjesës së parë ishin minuta shumë kontraverse. Milani fitoi një penallti që Ibra e humbi, por arbitri e ktheu lojën edhe njëherë për shkak të një parregullsie në goditjen e 11-metërshit. Ibrahimovic goditi sërish dhe kësaj here shënoi duke barazuar 1-1. Por vetëm dy minuta më vonë vendasit kaluan sërish në avantazh me Beto. Me fillimin e pjesës së dytë Pioli bëri disa ndryshime por pa sjellë rezultat. Në të 70-tën Udinese shënoi edhe të tretin me Ehizibue. Minutat e mbetura Milan nuk arriti të ishte kërcënues mjaftueshëm për të kthyer rezultatin. Kështu kuqezinjtë rrezikojnë me këtë humbje seriozisht vendin e katërt dhe të ngelen jashtë nga zona Champions.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga