
Gramozi arriti të fitonte dje kundër Drinit, ndeshje e vlefshme për Kategorinë e Tretë. Në këtë sfidë spikati Gledi Rrushi, i cili arriti të realizonte 2 gola në fitoren 4-1 të ersekasve. Sulmuesi kryeqytetas shkundi dy herë rrjetën e kundërshtarëve duke treguar se po kalon një formë të mirë.
Goli i parë erdhi në minutën e katërt. Pas një asistimi nga e djathta, ai shmang mbrojtësin kundërshtar dhe portierin duke përshëndetur rrjetën e shkodranëve. Ndërsa në të 93-tën, pas një asisti nga e majta, nuk e ka të vështirë të çojë sferën brenda kuadratit.
Ky ishte goli i 4-të nga Rrushi i realizuar për 3 ndeshje në të cilat është aktivizuar. Prodhim i Akademisë së Tiranës dhe i Dinamos, 23-vjeçari duket se i “tërheq veshin” klubeve elitare për të mos lënë të lirë të tillë lojtarë që shkëlqejnë në kategoritë inferiore.