
Lazio u ndal në një barazim 1-1 përballë Hellas Verona në transfertë në ndeshjen e javës së 21-të të Serie A. Bardhekaltërit nuk arritën të merrin më shumë se kaq duke bërë një hap fals në garën për zonën Champions. Gjithsesi, lacialët, mbajnë vendin e katërt me 39 pikë, 1 më shumë se Atalanta dhe Milani.
Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj, ishte për 90 minuta në fushë duke fituar besimin e trjanerit Sarri. Anësori e nisi me vështirësi sezonin ndërsa në javët e fundit ka arritur të rikthehet si një startues i rregullt.
Përmbledhja e ndeshjes:
https://youtu.be/KGLag4XKH10
Poll