
Me Botërorin që po i drejtohet fundit, klubet po zhvillojnë miqësoret për të mbajtur të “nxehur” muskujt e lojtarëve që nuk janë ftuar. Ditën e sotme, në orën 14:00, gjigantët anglez të Manchester City zhvilluan miqësoren e tyre të parë në këtë pauzë të Botërorit.
Testi miqësor u zhvillua përballë spanjollëve të Gironas, një ekip në pronësi të pronarëve të Manchester City. Ndeshja përfundoi në shifrat 2-0 për “Qytetarët” të cilët i shënuan të dy golat në pjesën e parë me dy më të mirët e ekipit, De Bruyne dhe Haaland.
Mesfushori ka lënë pas zhgënjimin në Kupën e Botës dhe riktheht me një gol dhe një asist në këtë ndeshje ndërsa norvegjezi vazhdon me të njëjtin ritëm, gola në çdo ndeshje.
Përmbledhja e ndeshjes: