
Luhet minuta e 25-të dhe Norvegjia po fiton në derbin skandinav me Suedinë(1-0), që luhet në kuadër të Nations League. Ishte Erling Haaland që në shtëpinë e tij, solli golin e parë pas 11 minutash lojë.
Sulmuesi norvegjez ka treguar sërish potencialin duke kaluar në avantazh përfaqësuesen e tij, pas golit të shënuar me kokë. Kujtojmë se 21- vjeçari në fund të muajit mbyll aventurën te Dortmund, për të vazhduar kapitull të ri me Manchester City-n në Angli.
Nëse Norvegjia arrin të mbajë këtë fitore, atëherë do përforcojë pozitat e vendit të parë në grup. Pas saj vjen Serbia me 1 ndeshje më pak, Suedia dhe Sllovenia.
Poll