
Sandro Tonali
Sandro Tonali pritet të largohet nga Neëcastle United në merkaton e verës. Mesfushori italian duket se nuk i ka plotësuar pritshmëritë e klubit britanik dhe këta të fundit kërkojnë të mbyllin bashkëpunimin.
Prej kohësh kanë shfaqur interes drejtuesit e Juventusit për Sandro Tonalin. Klubi bardhezi po vuan në repartin e mesfushës dhe një si Tonali që e njeh mjaft mirë kampionatin italian, do t’i bënte punë “zonjës së vjetër”.
Por së fundmi në garë për 25-vjeçarin italian është futur Manchester United. Siç raporton “Corriere dello Sport”, ekipi i kuq ka bërë gati një ofertë monstruoze prej 100 milionë eurosh për shërbimet e Tonalit.
Poll