Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Marco van Basten këshillon Flick: Yamal, shumë i rrezikshëm në qendër

Shkruar nga NEWSPORT
Marco van Basten këshillon Flick: Yamal, shumë i rrezikshëm
Yamal dhe Van Basten

Ëndrra e Barcelonës u shua në fund të një sfide epike në “San Siro”, në mënyrën më të keqe të mundshme. Interi gjeti rrjetën që e çoi ndeshjen në kohën shtesë në minutën e 93-të dhe më pas shënoi golin 4-3, duke i lejuar ekipit të Simone Inzaghit të kualifikohej për në finalen e Champions-it.

Megjithatë, Blaugranët mund të jenë ende të kënaqur me atë që kanë ndërtuar këtë sezon, me shumë lojtarë të rinj që tashmë janë bërë të rëndësishëm për klubin.

Midis tyre është padyshim Lamine Yamal , “djali i tmerrshëm” që e çmendi mbrojtjen e zikaltërve në të dyja ndeshjet. Një lojtar që duket se është tashmë në një nivel stratosferik, edhe nëse Marco van Basten do ta donte më shumë “në qendër”:

“Është për të ardhur keq që luan në të djathtë sepse nuk e merr topin mjaftueshëm. Është e vërtetë që është një kërcënim i vazhdueshëm, por nëse do të luante në qendër do të kishte një ndikim shumë më të madh në lojë dhe mund të ishte më i rëndësishëm për ekipin. Mendoj se ky do të jetë hapi i tij i radhës. Ai mund të krosojë dhe të shënojë më shpesh nga ai pozicion”, e mbylli Van Basten.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga