
Manchester City është finalisti i dytë në Kupën e Botës për klube, pasi ka mposhtur Urawa Reds me rezultatin 0 me 3. Në finale “Qytetarët” do gjejnë Fluminensen.
Në ndeshjen me Urawa Reds nuk pati shumë histori, ndërsa e gjithë sfida u dominua nga City. Rezultati u zhbllokua fillimisht në fundin e pjesës së parë, ku u gjet rrjeta me autogol.
Gjatë pjesës së dytë u shënuan dy gola të shpejtë nga Kovacic dhe Silva, respektivisht në mnutën e 52’ dhe 59’, që vulosën fatet e takimit. Kështu të besuarit e Guardiolës po shkojnë drejt një tjetër trofeu, pas një viti të artë ku spikatën me Champions League dhe Premier League.
Goli i tretë i Manchester City që vulosi ndeshjen: (VIDEO)
Poll