VIDEO/ Goli me protagonist LEAO-GIROUD i frymëzuar nga goli i legjendave GULLIT-VAN BASTEN
Shkruar nga NEWSPORT
Goli i Olivier Giroud në sfidën çerekfinale ndaj Napolit në stadiumin “Maradona” kishte për protagonist Rafael Leaon. Portugezi bëri një sprint duke kaluar këdo që i doli përpara dhe dha asist për francezin që nuk e kishte të vështirë me portën bosh.
Por ky gol është identik me një tjetër gol ikonik të Milanit. Dhe është pikërisht në sfidën ndaj Napolit në stadiumin e tyre. Bëhet fjalë për sezonin 1987-1988. Protagonist në atë kohë ishte legjenda hollandeze Ruud Gullit.
Edhe ai bëri një sprint nga mesfusha në po të njëjtën zonë ku kaloi para disa ditësh dhe Leao. Gullit kaloi një kundërshtar dhe asistoi për legjendën tjetër Marco Van Basten, i cili shënoi me portën bosh. Milani fitoi atë sfidë 2-3 dhe më pas fitoi dhe Scudetton.