Interi arriti të fitonte mbrëmë kundër Milanit, me rezultatin 2-1, triumf që e çoi në fazën gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Eriksen ishte heroi i takimit për zikaltërit duke arritur të çojë topin në rrjetë në minutën e 95-të të takimit.
Padyshim që goli i tij është përjetuar në mënyra të ndryshme në gjithë botën, por sa e veçantë ajo që ka ndodhur në familjen e Javier Zanetit. Teksa ai po ndiqte ndeshjen nga stadiumi, fëmijët e tij nuk përmbahen në shtëpi nga goli i Eriksen. Në një video që po qarkullon në internet, shihet festa e shfrenuar e tyre duke u hipur mbi tavolinë e duke kthyer “përmbys” shtëpinë.