
Futbollisti i Elbasanit Nertil Hoxhaj realizoi ditën e shtunë një nga golat më të bukur jo vetëm të javës që lamë pas, por një kryevepër të vërtetë. Mbrojtësi i majtë ekzekutoi nga një distancë e largët golin e parë në fitoren ndaj Apolonisë me rezultatin 0-2 duke befasuar të gjithë të pranishmit në "Loni Papuçiu".
21-vjeçari ka qenë pjesë e Bylisit, Flamurtarit dhe e 19-vjeçarëve të Partizanit.
Elbasani po lufton për mbijetesë këtë sezon në grupin B të Kategorisë së Parë, por fitorja ndaj Apolonisë ka ndezuar shpresat për shpëtimin e këtij edicioni.
Poll