Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Gol në frymën e fundit, Ylber RAMADANI realizon një “perlë” në Hungari

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gol në frymën e fundit, Ylber RAMADANI realizon një

Hungaria mbylli sot sezonin 2021/22 në futboll. Ferencvaros u shpall kampion, ndërsa Kisvarda ku aktivizohet Asani përfundoi në vend të dytë si nënkampion.

MTK Budapest me të cilën luan Ylber Ramadani, ja doli të fitojë sot 3-0 ndaj Debrecen. Goli i tretë u shënua në sekondat e fundit të takimit nga Ramadani me finesë, por që fatkeqësisht nuk i vlen klubit të tij që ra nga kategoria.

Klubi i bazuar në Budapest ka një histori të mbushur me lavdi, plot 23 tituj kampion dhe 12 kupa. Megjithatë nuk ja dolën t'i shpëtojnë rënies pasi u renditën në vendin e 11, vetëm dy pikë më pak se vendi i 10. Ramadani u afrua verën e kaluar dhe ky ishte goli i dytë në kampionat, nuk i dihet nëse do mbetet pjesë e skuadrën dhe në ligën e dytë hungareze.

Poll

Lexo gjithashtu