
Fenerbahce ka marrë një fitore "zemre", duke marrë tri pikë me vlerë në ligën turke. Vendasit kanë mposhtur 3-2 Yeni Malatyspor, dhe një dorë për këtë rezultat e ka dhënë Vedat Muriqi me 1 gol edhe 1 assist.
Ka qenë minuta e 70 kur lojtari i Kosovës ka hapur takimin me golin e tij, ndërsa më pas miqtë kanë përmbysur. Minutat shtesë do të ishin deçizive, pasi një asist i Muriqit dhe gol i Tufan në të 91 minutë, kanë barazuar shifrat. Në të 96 minutë Fenerbahce do të gjente golin e tretë dhe të festës legjitime të vendasve.
Poll