
Gjykata spanjolle ka hedhur poshtë të gjitha provat e dorëzuara pranë saj nga një qytetare, e cila ka pretenduar se është qëlluar dhe fyer nga 6 herë kampioni i botës me Yahamaha-n, italiani Valentino Rossi.
Gjatë një manifestimi së bashku me miqtë e saj të një prej arritjeve të fundit të Valentino Rossi-t, ajo ka pohuar se është shtyrë nga kampioni, duke menduar si fillim se ishte diçka e pavullnetshme nga ana e tij.
Pas rishikimit të pamjeve, zonja ka pohuar se nuk ka qenë e tilla dhe se veprimi është kryer në koshiencë të plotë nga ana e Rossit. Këto prova, ajo i ka dorëzuar në gjykatë, por kjo e fundit i ka hedhur poshtë, me pretendimin se nuk mund të cilësohet vepër penale, duke e mbyllur këtu këtë çështje.
https://www.youtube.com/watch?v=6soRbJpnLJE