Atalanta ka fituar 2-0 me Venezian për 1/8 e Kupës së Italisë. Skuadra e Gasperinit i është imponuar kundërshtarit, teksa nuk ka vendosur asgjë në diskutim gjatë 90 minutave. Sfida ka parë jashtë Berat Gjimshitin, ndërsa sfida është hapur qysh në minutën e 12 nga Muriel.
Kolumbiani do vendoste qetësinë në Bergamo, me pjesën e parë që do mbyllej me shifra të ngushta. Pjesa e dytë është dominuar nga zikaltërit, me golin e dytë që do vinte në fundin e sfidës. Maehle do gjente rrjetën në të 88 minutë, me Atalantën që kalon më tej në ¼ e Kupës së Italisë.