
Ditën e shtunë u luajt finalja e Kupa Lipertadores mes River Plate dhe Flamengos. Një finale mjaft emocionuese e luajtur në stadiumin "Estadio Monumetal" në Peru dhe e ndjekur nga 80 mijë tifozë të pranishëm në shkallët e stadiumit. Sfida u mbyll me fitoren e Flamengos 1-2 duke përmbysur golin e shënuar nga River Plate. Goli I parë u shënua nga skuadra argjentinase në minutën e 14 me anë të Borre, por kur dukej se gjithçka do të mbyllej me fitoren e River Plate vjen edhe përmbysja e madhe. Gabriel Barbosa, sulmuesi në pronësi të Interit shënon dy gola për 2 minuta 89' 91' dhe i jep trofeun Flamengos. Emocione të mëdha për tifozët, por edhe për ish-portierin brazilian Julio Cesar.
Ish-porteri I Interit ishte I pranishëm në stadiumi për të ndjekur nga afër këtë ndeshje pasi si lojtar u formua te Flamengo dhe karrierën e mbylli pikërisht të skuadra e zemrës. Emocionet e fitores janë aq të mëdha saqë nuk mund të përshkruhen me fjalë dhe shprehja "Futbolli është thjesht një lojë", bie sërish poshtë, pasi "Futbolli është më shumë se një lojë".