Bayern Munich ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi përballë Mainz, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Bundesligës gjermane. Bavarezët fituan me rezultatin e thellë 8-1 në "Allianz Arena".
Për vendasit, protagonist absolut ishte Harry Kane. Sulmuesi anglez gjeti rruëgën e rrjetës 3 herë. Gjithashtu, për bavarezët shënuan edhe Goretzka (dy gola), Muller, Musiala, por edhe Gnabry shënoi një supergol. Për Mainzin, golin e vetëm e shënoi Amiri, të cilin e asisitoi shqiptari, Brajan Gruda.
Lexo edhe: VIDEO/ Sylvinho e dëshiron në Kombëtare, sulmuesi shqiptar asiston kundër Bayern Munich
Me këtë fitore, rekordmenët gjermanë shkojnë në kuotën e 57 pikëve, 7 më pak se Leverkusen kryesues. Në krahun tjetër, Mainz zhytet më keq dhe mbetet në vendin e parafundit me vetëm 16 pikë.
Supergoli i Gnabry. (VIDEO)