
Fitore me përmbysje e Barcelonës ndaj Valencias. Skuadra e drejtuar nga Koeman ka fituar me përmbysje 2-3 në transfertë ndaj Valencias dhe vazhdojnë kështu garën për titullin kampion. Sfida nuk nisi mirë për Barcën pasi Paulista në pjesën e dytë kaloi Valencian në avantazh, por 7 minuta më vonë Messi edhe pse gaboi nga penallti arriti ta dërgonte topin në rrjetë.
Pas 6 minutash ishte Griezmann që shënoi edhe golin e dytë, kurse Messi shënoi edhe golin e 3-të. Minutat e fundit ishin dramatike për Barcën pasi Soler rihapi ndeshjen, por katalanasit arritën të ruanim rezultatin në 2-3. Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 74-të pikëve në vendin e 3-të, 2 pikë më pak se Ateliko Madrid.
Poll