Interi kualifikohet me vështirësi ndaj Empolit pas 120 minutash. Zikaltërit shënuan të parët me Sanchez, ndërsa Empoli përmbysi gjithçka në pjesën e dytë. Fillimisht ishte Bajrami që shënoi pas asist të Asllanit, ndërsa më vonë Cutrone i ndihmuar nga portieri i Interit shënoi golin e dytë.
Kur dukej se sfida do të mbyllej me fitoren e Empolit, Interi barazon me Ranochian. Në shtesa është Sensi që vulos gjithçka me një gol të bukur nga jashtë zone. Në minutën 104-të, mesfushori italian gjuajti saktë duke mposhtur portierin kundërshtar dhe i dha kualifikimin Interit.
Në fushë titullar luajti Asllani, ndërsa Bajrami dhe Ismajli u aktivizuan në pjesën e dytë. Që të 3 lojtarët bënë një paraqitje pozitive, por që nuk mjaftoi. Me këtë kualifikim, zikaltërit do të ndeshjen me fituesin e çiftit, Lece-Roma.