Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Festa është legjitime të Brazili, Neymar ngroh “shpatullat” e Tites

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Festa është legjitime të Brazili, Neymar ngroh
Festa është legjitime te Brazili. Ylli i kombëtares, Neymar është rikthyer në stërvitje dhe tashmë është gati të udhëheqe skuadrën e tij drejt trofeut të Kupës së Botës. Braziliani i cili pësoi një dëmtim në ndeshjen e parë ndaj Serbisë, humbi sfidat me Zvicrën dhe Kamerunin, por tashmë merr fund mungesa e tij. Sulmuesi i PSG po rikuperohet në kohë rekord dhe tashmë ka filluar stërvitjet. Është vet Neymar, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale ka treguar se ndihet mirë pasi u bashkua me skuadrën në seancën stërvitore të së shtunës. “Ndihem mirë, e dija që do të ndihesha tani”, ka shkruar Neymar në Tëitter, bashkangjitur me dy fotografi. Neymar nuk dihet nëse do të jetë gati 100 për qind për ndeshjen e së hënës ndaj Koresë së Jugut, por sigurisht që pritet t’i luajë disa minuta, ndërsa në stërvitje nuk munguan golat dhe driblimet e tij.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga