Dejvi Bregu është thjeshtë fantastik e Bolusporin në Turqi. Në ndeshjen e javës së 19-të në kampionatin turk, vlonjati është kthyer të jetë një nga protagonistët në fushën e lojës në sfidën që Boluspor po zhvillon me Manisa.
Ish-lojtari i Skënderbeut ka arritur të shënojë gol dhe të dhurojë asist për shokët e skuadrës. 27-vjeçari vendosi firmën e tij në golin e parë të ekipit të tij në minutat shtesë të pjesës së parë, ku asistoi për Posmac, dme këtë të fundit që barazoi 1-1.
Por jo vetëm kaq pasi 27-vjeçari tundi rrjetën në minutën e 51-të të fraksionit të dytë, duke i dhuruar të tijve edhe golin e avantazhit për 2-1. Bregu deri tani ka shenuar 4 gola dhe 2 asiste me fanellen e Bolsupor kete sezon.