Skandali me Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar duket se nuk ka të ndalur. Një muaj më parë, presidenti i KOSHi-t, Z. Viron Bezhani bëri një kallzim penal në Prokurori për Sekretarin e Përgjithsëm, Z. Stavri Bello, por gjithashtu e shkarkoi edhe nga detyra e tij si sekretar.
Një gjë e tillë u konfirmua edhe nga vetë presidenti Bezhani në një intervistë për “Neësport.al”, një muaj më parë, por duket se një e gjë e tillë nuk ka ndodhur pasi sekretari Bello jo vetëm që vazhdon punën e tij, por gjithashtu firmos edhe Bursa Olimpike për dy sportitës e skisë, Erjo Tola dhe Ezio Leonetti.
Në faqen zyrtare të KOKSH-it bëhët e ditur shumë prej 1500 dollarësh për dy skiatorët dhe realizohet në kuadër të përgatitjses dhe kualifikimit për Lojrat Olimpike Dimërore, Pekin 2022. Ajo që bie në sy është se kjo marrëveshje firmoset nga sekretari Stavri Bello i shkarkuar nga presidenti Viron Bezhani. Siç duket skandalet me KOKSH-in nuk kanë të ndalur.