
Eneo Bitri dukej se ishte në ditën e tij më të keqe sot në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit. Qendërmbrojtësi i të kuqve u bë protagonist në dy momente. Fillimisht ishte ai që shkaktoi 11 metërsh që u shndërrua në gol nga rrogozhinasit.
Më tej shtatlarti krejtësisht jashtë forme, tenton të largojë një top, por që i del asist për lojtarët e Egnatias. Rrogozhinasit nuk gabojnë dhe dyfishojnë rezultatin falë dy dhuratave të Bitrit. Siç duket titullari i Colellës ishte "dehur" nga ftesa e Kombëtares.
Me kuqezinjtë e nisi si titullar kundër Arabisë Saudite, por edhe atje shkaktoi penallti. Sot, kryeqytetasit ishin inekzistentë në fushë me Bitrin që u bë protagonist në golat e parë kundërshtar.
Poll