Ardian Ismajli ëhstë padiksutim një nga shtyllat kryesore të kombëtares shqiptare. Mbrojtësi është një garanci në repartin e prapavijës, i cili me sigurinë dhe eksperiencën e tij arrin të neutralizojë çdo kundërshtarë.
Fitorja 2-0 ndaj Polonisë në “Air Albania” ka gëzuar çdo tifoz anembanë botës dhe në stadiumin e mbushur “full” nuk mund të mungonin as familjarët e Ismajlit. Ky i fundit me të mbaruar sfida niset e vrapon drejt tribunës për të ndarë këtë gëzim me nënën e tij.
Një video emocionuese kjo që tregon edhe njëherë se lojtarët dinë të jenë futbollistë të mëdhenj jo vetëm në fushën e lojës, por janë të mëdhenj edhe jashtë saj. Lojtari i Empolit përfaqohet me nënën e tij, ku merr edhe përgëzimet dhe më pas niset të festojë me shokët e skuadrës. Verpime të tilla sigurisht duhen duartrokitur në maksimumin.
Kujtojmë se Shqipëria fitoi 2-0 ndaj Polonisë, ku Jasir Asani dhe Mirlind Daku shënuan për kuqezinjtë. Tashmë kombëtarja shqiptare udhëheq grupin E me 10 pikë, 2 më shumë se vendi i dytë.