Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Emiljano Çela s’pyet për ‘spiunat’, publikon vetë skemat e Flamurtarit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Emiljano Çela s’pyet për ‘spiunat’,

Emiljano Çela u emërua në krye të stolit të Flamurtarit me shumë përgjegjësi mbi supe. Ish-tekniku i Kastriotit duhet të rikthejë vlonjatët në elitën e futbollit shqiptar dhe të fitojë titullin kampion në Kategorinë e Parë. Ky është një kusht i panegociueshëm nga presidenti Sinan Idrizi.

Pa Dinamon dhe Skënderbeun, rruga drejt Superiores dukej më e lehtë në letër. Por, merkato  e frikshme e Elbasanit apo edhe Vorës ka bërë që këto dy skuadra të futen fuqishëm në garën për titull.

Trajneri Çela do të grumbullojë së shpejti skuadrën për të nisur fazën përgatitore me klubin që vijon ende punën për forcimin e organikës. Tekniku do të implementojë idetë e tij mbi lojtarët dhe këtë duket se ka nisur ta bëjë që tani.

Me një postim në Instagram, Çela ndan një sekuencë taktike të një aksioni sulmues me ngjyrat kuqezi sigurisht prezente. Këtë skemë, Çela e 'fakton' teksa ndan gjithashtu një video ku Kastrioti i tij shënonte thuajse identik.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga